E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olli: Rilindja e policise se Rames, me ish efektive te inkriminuar

Ministria e Brendshme i ka cilesuar si mashtrime deklaratat e kreut te Partise Socialiste per forcat e rendit, te bera gjate prezantimit te programit te PS-se per sigurine. Ne nje deklarate per mediat, zedhenesi i Ministrise se Brendshme Leonard Olli u shpreh se kreu i PS-se prezantoi platformen e sigurise me ish efektive te korruptuar. “Shqiptaret paten sot (dje) serish mundesine, te shohin edhe njehere me ze dhe me figure, z. Rama te paraqese si Rilindjen e policise, ish police te inkriminuar dhe korruptuar te larguar nga radhet e saj, nga vete qeverite socialiste”, u shpreh Olli. Ai shtoi se Rama prezantoi platformen me banditet dhe paramilitaret e PS-se qe ben demonstraten e dhunshme te 21 janarit. “Shqiptaret e pane te paraqese si Rilindje te Policise, platformen e banditeve dhe paramilitareve qe perdori me 21 janar. Ai qe ende nuk gjetur kurajen t’u kerkoje ndjese publike efektivave te policise per dhune e eger qe urdheroi ndaj tyre, hordhite e 21 janarit, i paraqiti si te ardhmen e policise”, u shpreh zedhenesi i Ministrise se Brendshme. Duke u ndalur ne komentet e bera nga kreu i PS-se per krimin dhe strukturat e policise, Olli u shpreh se Rama eshte modeli i bashkepunimit te krimit gjate kohes qe ishte ne krye te Bashkise se Tiranes. “Zoti Rama foli per lidhje te politikes me krimin, nderkohe qe i vetmi model i ndarjes se pushtetit dhe bashkepunimit me krimin eshte ai vete dhe kupola e partise se tij. Si i vetmi politikan i kapur nga krimi, kur ishte kyebashkiak ai ushqeu krimin e organizuar me leje ndertimi dhe beri te pamunduren te pastronte parate e pista te tij. Ai derdh lote krokodili per pronen, nderkohe qe eshte grabitesi dhe pervetesuesi, me forcen e krimit, te prones se mijera qytetareve te Tiranes”, u shpreh zedhenesi i Ministrise se Brendshme, Leonard Olli.

Deshmoret

“Rama abuzoi serish me dhimbjen e familjareve te efektivave te rene ne krye te detyres, duke fshehur te verteten. Ligjet e miratuara nga kjo maxhorance, kane bere te mundur trajtimin dinjitoz te familjeve te Deshmoreve te Atdheut, nderkohe qe ne saje te perkujdesjes se Ministrise se Brendshme dhe Policise se Shtetit, bashkeshortet apo te afermit e tyre jane punesuar me perparesi”, u shpreh dje Olli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›