E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olli Rama duhet te kerkoje falje per 21 janarin

Ministria e Brendshme ka reaguar sërish sot për deklarata e kreut socialist Edi Rama, në lidhje me rilindjen e policisë që parashikon Partia Socialiste. Sipas zëdhënësit të këtij dikasteri Leonard Olli tha se të gjitha përpjekjet e Ramës për të intimdimuar strukturat e Policisë së Shteti dhe inkurajuar krimin, dëshmojnë vetëm frymën e tij okulte dhe e bëjnë të pashpresë para shqiptarëve. 
Ai gjithashtu akuzoi Ramën se ende nuk ka kërkuar falje për ngjarjet e 21 janarit.
“Shqiptarët patën sot sërish mundësinë, të shohin edhe njëherë me zë dhe me figurë, z. Rama të paraqesë si Rilindjen e policisë, ish policë të inkriminuar dhe korruptuar të larguar nga radhët e saj, nga vetë qeveritë socialiste.
Shqiptarët e panë të paraqesë si Rilindje të Policisë, platformën e banditëve dhe paramilitarëve që përdori më 21 janar. Ai që ende nuk gjetur kurajën t’ u kërkojë ndjesë publike efektivave të pocisë për dhunë e egër që urdhëroi ndaj tyre, hordhitë e 21 janarit, i paraqiti si të ardhmen e policisë” deklaroi Olli.
Rama foli sot edhe për lidhje të politikës me krimin, por që sipas zëdhënësit Olli i vetmi model i ndarjes se pushtetit dhe bashkëpunimit me krimin është ai vetë dhe kupola e partisë së tij.
“Si i vetmi politikan i kapur nga krimi, kur ishte kyebashkiak ai ushqeu krimin e organizuar me lejë ndërtimi dhe bëri të pamundurën të pastronte paratë e pista të tij. Ai derdh lotë krokrodili për pronën, ndërkohë që shtë grabitësi dhe përvetësuesi, me forcën e krimit, të pronës së mijra qytetarëve të Tiranës”-vijoi ai.

Më tej Olli e akuzoi kreun socialist se ata që i paraqet sot si drejtues të ardhshëm të policisë, ata e kanë tradhëtuar Policinë e Shtetit.
“E dëgjuam të trillojë për shitje të Policisë, ndërkohë qa ata që e kanë shitur, dekonspiruar dhe tradhëtuar Policinë në misionin e saj, z. Rama i paraqet sot si ekspertët e Rilindjes së tij. I kujtojmë zotit Rama, se ajo kohë ka ikur njeherë e përgjimonë së bashku me Rilinadasit e tij, dhe nuk kthehet më”.

Për Ollin Rama abuzoi sërish me dhimbjen e familjarëve të efektivave të rënë në krye të detyrës, duke fshehur të vërtetën.
“Ligjet e miratuara nga kjo maxhorancë, kanë bërë të mundur trajtimin dinjitoz të familjeve të Dëshmorëve të Atdheut, ndërkohë që në sajë të përkujdesjes së Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit, bashkëshortet apo të afërmit e tyre janë punësuar me përprësi.
Fëmijet e tyre përfitojnë me ligj bursa studimi dhe integrim në jetën shoqërore sapo përfundojnë studimet e larta dhe familjet e tyre përfitojnë kreditime me zero interes për strehim”- theksoi zëdhënësi Olli.
Duke iu referuar pagave të punonjësve të Policisë, Olli tha se ato kanë njohur vetëm rritje.
“I kapur mat nga fakti se pagat e punonjësve të Policisë të premturara prej tij, ne i kemi bërë ralietet prej kohësh, dëshmoi edhe njëherë se ai dhe Rilindasit e tij, nuk njohin realitetin e Policisë, por vetëm virtualietine e Tëitter-it.
Shifrat dhe statistika zyrtare që Policia e Shteti bëri publike, vetëm një ditë më parë, janë treguesi i qartë i arritjeve të organiztës. Numri rekord i evidentimeve të ngjarjeve, rekrodi i zbulueshmërisë, kapjes dhe vënies para drejtësisë së autorëve të krimeve, rritja me disa fish i sasisë së drogës së kapur nga viti- në vit, përgjysmimi i sipërfaqes së mbjellë me bimë narkotike vetëm në një vit, rritja më shumfish e forcës parandaluese, dhjetra operacione të përbashkëta, shumë të suksesshme me partnerët ndërkombëtarë janë treguesit më të qartë të profesionalizmit, performancës dhe arritjeve të Policisë së Shtetit.
Për këto arritje, përkushtim dhe sakrificë Policia e Shtetit ka merituar dhe do të meritojë mbështetjen e Qeverisë dhe mirënjohjen e gjithë qytetarëve shqiptarë”-përfundon deklarata e zëdhënësit të Ministrisë së Brendshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›