E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shperndante droge arrestohet sh-lojtari i U-21

Nga futbollist i Serisë A dhe i përfaqësueses Shpresa të Shqipërisë, në shpërndarës droge.

Kjo është rënia e Xhulian Rrudhos, që është arrestuar nga policia e Ankonës në flagrancë.

Sulmuesi, që ka luajtur me Kievon në elitën e futbollit italian, madje në një ndeshje kundër Milanit dhe një shoku i tij, Mimet Zeqiri, kishin 150 kokainë të pastër në momentin kur u ndaluan.

Sasias e drogës mund të shkonte deri në një kilogramë në momentin kur ajo do të përpunohej.

25-vjeçari Rrudho dhe shqiptari tjetër ndiqeshin prej kohësh nga uniformat blu. Ata e fshihnin drogën në një vend në sigurt në parkun “Posatora” dhe më pas e shpërndanin në doza.

Pas kontrolleve në shtëpi, u gjetën pajisjet për ndarjen e dozave. Rrudho dhe Zeqiri ndodhen në burg me akuzën e zotërimit të lëndëve narkotike me synim shpërndarjen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›