Olli:Akset kryesore rrugore, të kalueshme

Reshjet e dëbores që kanë rënë ditët e e fundit kanë kanë vështiresuar qarkullimin e automjeteve në qarqet e Kukësit, Dibrës dhe Shkodrës. Sipas shefit të shtabit të emergjencave Alfred Olli, situata në këto zona është pak problematike, pasi kanë filluar edhe era e cila ka vërshtirësuar kalimin , por janë dërguar grupe pune për të bërë të mundur kalimin e automjeteve. Ndërsa akset nacionale që lidhin Kosovën me Shqipërinë janë të kalueshme. Sipas Ollit aksi i Qafës së Malit ka qënë problematikë , por janë dërguar 12 pastruese dëbore të cilat kanë bërë të mundur zhbllokimin e rrugës. Sipas shtabit të emergjencave civile janë ngritur grupe edhe për emergjencat mjeksore , por deri me tani nuk ka pasur raste të kësaj natyre. Ndërkohë janë në gadishmëri edhe brigadat mbështetese të ushtrisë, por deri me tani situata është normale duke qënë se jemi në fillim të janarit, dhe është muaji më i ftohte i vitit tha olli. Ndërsa qytetet juglindore , si Korcca dhe Gjirokastra nuk kanë shfaqur probleme deri me tani , dhe situata në këto zona është në kontroll.