E Shtunë, 31 Tetor 2026

KSHH reagon

Komiteti Shqiptar i Helsinkit denoi aktin e kryer ndaj makines se gazetarit dhe drejtorit te gazetes “Tema” Mero Baze. “Nuk eshte hera e pare qe gazetareve te medias se shkruar dhe elekronike, ne forma te ndryshme u behet presion qe te heshtim, te mos kritikojne dhe te mosinformojne publikun per çeshtje qe ai eshte interesuar”- shkruhet ne njoftimin per shtyp te shperndare per median shqiptare.Makina e drejtorit te gazetes “Tema”, Mero Baze shpertheu rreth ores 03:00 te mesnates duke u gdhire data 31 dhjetor.Ne nje deklarim publik gazetari Baze e lidhi kete incident me nje seri denoncimesh aferash korruptive qe ai i ka bere kryeministrit Sali Berisha. Sipas policise automjeti u dogj si pasoje e nje falso kontakti.Komiteti Shqiptar i Helsinkit pa paragjykuar çeshtjen e konsideron ate nje akt qe ngjall dyshime te bazuara qe zjarrvenia ka qellime presioni.KSHH mbyll deklaraten per shtyp duke i vleresuar si te parakohshme konkluzionet e aktekspertimit te cilat mund te jene te demshme lidhur me ecurine e hetimit te metejshem.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›