E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet, data nga Topi brenda janarit

Viti 2009-të politikisht është i rëndësishëm për shkak të zhvillimit të zgjedhjeve të pergjithshme, zgjedhje ku shqiptarët do të vendosin për kryeministrin dhe maxhorancën që do t'i drejtojë për katër vitet e ardhshme. Tashmë që kreu i shtetit i dha fund ngërçit të krijuar me ligjin zgjedhor duke e dekretuar atë detyra më e madhe i mbetet qeverisë për të përgatitur infrastrukturën e nevojshme për të realizuar zgjedhje brenda standarteve, megjithëse edhe parlamenti ka detyrat e tij për të realizuar.Sipas dispozites kalimtare të miratuar nga Kuvendi në 29-të dhjetor të vitit të kaluar, Presidenti i Republikes Bamir Topi duhet të dekretojë datën e zgjedhjeve 7-të ditë pas hyrjes në fuqi të ligjit. Nëse llogarisim në afate ideale kohën që i duhet ligjit zgjedhor të hyjë në fuqi, presidenti Bamir Topi deri në 21 janar duhet të ketë realizuar konsultimet me partitë politike dhe të ketë shpallur datën e zgjedhjeve, e cila do të jetë 21 ose 28 qershori.Ndërkaq janari pritet të jetë një muaj dedikuar përgatitjes së zgjedhjeve parlamentare jo thjesht për institucionin e kreut të shtetit, por edhe për qeverinë dhe parlamentin.Së pari parlamenti duhet të ngrejë KQZ-në dhe të zgjedhë anëtarët dhe kryetarin e saj sipas propozimeve të maxhorancës dhe opozitës. Për shumë specialistë dhe ekspertë vendi është sërish vonë në përgatitjen e zgjedhjeve, pasi 6-të muaj para mbajtjes së tyre ne ende nuk kemi ngritur KQZ-në, apo edhe Komisionet Zonale të cilët duhet të trajnohen për t'u njohur me sistemin e ri zgjedhor. Ndërkohë që sfida më e madhe për qeverinë mbetet shpërndarja e kartave të identitetit për sa kohë që tashme Kodi Zgjedhor sanksionon se askush nuk mund të votojë me certificate, por vetëm me pasaportë ose me kartë identiteti.Kështu muaji i parë i vitit 2009-të pritet të ketë shumë zhvillime të rëndësishme që i përkasin tërësisht procesit zgjedhor të qershorit .

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›