E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olmert kundërshton thirrjet për operacione në Gaza

Jerusalem -Kryeministri izraelit Ehud Olmer ka kundërshtuar sot kërkesat për një operacion të menjëhershëm në shkallë të gjerë në rajonin e Gazës së administruar nga Hamasi në përgjigje të përshkallëzimi të lëshimit të raketave pas përfundimit të një armëpushimi.

Militantët palestinezë kanë lëshuar më shumë se 50 raketa artizanale ndaj Izraelit që kur armëpushimi ndërmjetësuar nga Egjipti përfundoi të premten. Gjatë fundjavës, një militant palestinez u vra gjatë një sulmi ajror izraelit dhe të paktën dy persona u plagosën në jug të Izraelit.

Sulmet me raketë kanë rritur presionin ndaj kryeministrit Olmert dhe qeverisë së tij për të ndërmarrë një operacion në shkallë të gjërë që mund të çojë në viktima të mëdha në të dyja palët, do të krijojë një krizë të rëndë humanitare në Rripin e Gazës dhe do të shkaktojë protesta ndërkombëtare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›