E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spahiu: Qeveria progres

Tiranë -Partia Lëvizja e Legalitetit (PLL) deklaroi këtë të diel, se mazhoranca qeverisëse ishte e suksesshme në kryerjen e reformave të rëndësishme në vend. Ekrem Spahia tha gjatë mbledhjes të Këshillit Kombëtar të kësaj partie, se në zgjedhjet e ardhshme do të vijonte bashkëpunimi me koalicionin me PD-në. "PLL vlerëson arritjet e Qeverisë "Berisha' si të suksesshme në kryerjen e reformave, në investimet e mëdha, luftën kundër korrupsionit, politikat sociale, integrimin europian etj", u shpreh kryetari i PLL-së Ekrem Spahiu. Në këtë kuadër, Spahiu sulmin e opozitës ndaj ndërtimit të veprës madhore, atë të rrugës Durrës-Kukës, e konsideroi vazhdim të politikës së saj antikombëtare gjatë tetë viteve të qeverisjes së saj të mëparshme.

Po ashtu, kryetari i PLL-së duke vlerësuar qëndrimin e PD-së ndaj të përndjekurve, kërkoi miratimin sa më shpejt të p/ligjit të dosjeve nga Kuvendi, si një akt të dënimit të krimeve të komunizmit dhe vendosjes së paqes sociale në vend. Spahiu duke rikonfirmuar mbështetjen ndaj mazhorancës së djathtë qeverisëse, përsëriti se PLL do të vazhdojë bashkëpunimin me faktorët politikë të së djathtës me të cilët ndajnë pikëpamje të njëjta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›