E Shtunë, 31 Tetor 2026

Malaj: Qeveria mashtron me shifrën 9.9%

Tiranë -Partia Socialiste e ka cilësuar si demagogji rritjen ekonomike prej 9,9%, të paraqitur nga qeveria. Në një konferencë për shtyp, deputeti Arben Malaj, i ka kërkuar qeverisë që të marrë masat për të përballuar krizën financiare aktuale si dhe për t’iu ardhur në ndihmë shtresave në nevojë. Sipas Males, disa prej arsyeve pse rritja ekonomike për këtë vit, nuk është ajo e paraqitur nga qeveria, si “Ka rënie të dërgesave të emigrantëve, i cili ka qenë një burim i rëndësishëm i konsumit dhe investimit në ekonominë tonë, Banka Qendrore deklaron një rënie me 13-23% ose 150-250 milion euro më pak; Ka rënie të eksporteve ku diferenca në rritje e deficitit tregtar e ul rritjen ekonomike të një vendi dhe nuk e rrit atë; Ka vështirësim të marrjes së kredisë dhe ka ngadalësim të ritmeve të rritjes së saj, Deri në Shtator 2009 investimet publike ishin në shifra shumë të ulta, më pak se 50%, ç’ka përjashton mundësinë që ato të kenë qenë faktori i rritjes 9,9%.

Gjithashtu, Malaj tha se investimet private në sektorin e ndërtimit janë në rënie si dhe rënie të mbledhjes së të ardhurave fiskale, etj.

“Kjo papërgjegjshmëri e keqqeversjes së vendit, ky mashtrim i rritjes ekonomike me 9.9%, ky nënvleftësim ndaj risqeve potenciale në vend, jo vetëm që i rrit pasojat negative duke e rritur numrin e njerëzve në vështirësi ekonomike, duke e rrezikuar biznesin shqiptar, duke rritur papunësinë, por rrezikon të na lerë edhe jashtë programeve që institucionet financiare ofrojnë për të lehtësuar pasojat e kësaj krize në të gjitha vendet e rajonit”-përfundoi deputeti socialist.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›