Olsen: Idiotësi rezulati i arritur në Tiranë

Danezët ende nuk e besojnë që kanë barazuar në nje ndeshje që mund tua bënte me të lehtë rrugën për në Afrikën e Jugut. Mesfushori Denis Romedal shton se nordikët bënë në Tiranë një dopio dush të ftohtë ku të parin e patën në fushën e lojës ndërsa të dytin në dushet e "Qemal Stafës". Edhe trajneri Olsen e quan një idiotësi rezultatin e arritur në Tiranë ndërsa Jakob Poulsen ka shtuar se skuadra e tij nuk bëri asgjë për ta fituar takimin.