US Open, Federer – Xhokoviç në gjysmëfinale
Numri një i botës mundi në katër sete suedezin Robin Soderling në një ndeshje që zgjati 2 orë e 33 minuta. Federer fitoi me lehtësi dy setet e para me rezultatin 6-0, 6-3. Në setin e tretë, tenisti suedez e përmirësoi lojën e tij, duke efituar atë me rezultatin 6-5.
Por në setin e katërt zvicerni rikthehet dhe fiton me rezultatin 6-5 dhe gjithë tkimin 3-1. Për të tretën herë rresht, Federer gjen në fazën gjysmëfinale serbin Novak Xhokoviç. Ata janë takuar në finalen e vitit 2007, në gjysmëfinalen e vjetshme dhe sivjet në gjysmëfinale.
Gjithçka sipas parashikimeve për serbin Xhokoviç, i cili ka mposhtur në katër sete Fernando Verdaskon. Numri ktër i botës fitoi setin e parë me rezultatin 7-6, por humbi thellë në të dytin 1-6.
Në dy setet e tjera, tenisti serb shfaqi një formë të mirë, duke fituar 7-5, 6-2 dhe duke e mbyllur ndeshjen që zgjati 3 orë e 5 minuta me rezultatin e përgjithshëm 3-1.
Ndërkohë, sot do të luhen dy gjysmëfinalet e tjera, ajo midis Huan Martin Del Portos dhe Martin Cilic dhe vendi tjetër në gjysmëfinale do të diskutohet midis Rafael Nadal e Fernando Gonzales.
Për femra, surpriza e turneut, amerikanja 17-vjeçare Melani Oudin i ka dhënë fund aventurës në US Open, pasi u mund në dy sete (6-2, 6-2) nga tenistja daneze Karolin Vozniak.
Në ndeshjen tjetër, belgia Xhanina Uikmajer ka fiuar ndaj tenistes ukrainase Katrina Bondarenko në dy sete me rezultatin 7-5,6-4.