Materaci: Faleminderit Ibra, shihemi të mërkurën
Që nga transferimi i Ibrës te Interi në vitin 2006, zikaltrit fituan tre tituj radhazi në Serinë A. Por Materaci thotë se ish-shoku i tij i suadrës nuk e tregon ngjarjen të plotë.
“Ai na ndihmoi t’i fitojmë tre kampionate rresht, por ne ishim një skuadër. Faleminderit Ibra për tre titujt dhe do të shihemi të mërkurën,”- ka thënë mbrojtësi italian.
Tifozët zikaltër kanë premtuar se do t’i bëjnë një pritje armiqësore Ibrahimoviçit në “Xhuzepe Meaca", kurse Materaci ka një tjetër ide: “Gjëja që mund ta lëndojë më së shumti një person është indiferenca.”