Olsi Baze: Si do ta zgjidhim çështjen e pronave
INTERVISTA/Flet sekretari politik i Partisë Republikane
Sekretari politik i Partisë Republikane, Olsi Baze, në një intervistë për Tirana Observer flet për zgjedhjet e 23 qershorit, synimet e PR-së, dhe më kryesorja: çështjen e pronave. Baze, që është njëkohësisht edhe lektor i çështjeve strategjike dhe gjeopolitike, tregon se si PR do ti japë një zgjidhje përfundimtare kësaj çështjeje. Ai flet për Agron Dukën, si edhe kritikon programet e PS-së dhe LSI-së.
Z. Baze,tashmë fushata ka nisur Partia Republikane në këto zgjedhje duket se po i mëshon fort pikave të saj siç janë Prona, Familja, Kombi por duke venë theksin edhe tek Besimi në Zot. Ky i fundit është një element i ri në fushatën e PR. Përse pikërisht Besimi në Zot?
Me lejoni tju them, se të gjitha pikat që ju lartpërmendët kanë lidhje të ngushte me besimin në Zot. Republikanët janë një forcë politike konservatore dhe në mbrojtje të vlerave më të mira të shoqërisë sonë dhe e kanë bërë Shqipërinë një vend të cilin e kanë zili shumë shoqëri perëndimore më këtë aspekt. Nëse i hedhim një vështrim ndërtimit etatik të SHBA dhe vetë BE ato janë themeluar mbi koncepte dhe ide politike të artikuluara në vlerat e besimit në Zot. Unë besoj se Shqipëria për 45 vite me radhë mohoi në mënyrë tragjike një nga të drejtat themelorë të njeriut, atë të besimin fetar. Komunizmi zëvendësoi vlerat e besimit me një prototip njerëzor të çuditshëm që është njeriu i ri socialist sipas modelit të revolucionit kinez. Kjo shpikje komuniste krijoi një njëri artificial të përciftë me një sjellë dhe antivlera, duke mohuar familjen, kombin dhe vlerat njerëzore për hir të komunizmit. Unë kam sigurinë se njeriu u krijua nga Krijuesi, i cili i lidhi në martesë burrit dhe gruas duke krijuar familjen dhe më tej ata u shumuan dhe formuan kombin. Krijuesi ju dha në zotërim tokën, pronën si një e drejtë e patjetërsueshme dhe këto janë ato që ne besojmë dhe mbrojmë në filozofinë tonë politike. Besimi në Zot është një vlerë për çdo shoqëri, por edhe për politikën sepse fatet tona nuk drejtohen nga politikanë por nga Zoti.
Duke qenë se PR-ja e ka pikë kryesore në programin e saj çështjen e pronave, dhe duke qenë se edhe pas tetë vitesh që jeni në pushtet, kjo çështje ende nuk ka gjetur një zgjidhje përfundimtare, si mendoni që do ta zgjidhni këtë çështje?
Personalisht gjykoj se është një plagë e madhe e shoqërisë shqiptare që ka krijuar konflikte sociale dhe familjare të mëdha. Një situatë e turpshme kur mendoj se jemi i vetmi vend ish-komunist që nuk e kemi zgjidhur këtë çështje në kuadër të legjislacionit europian. Klasa politike dhe ne si republikanë besojmë se nuk kemi bërë aq sa duhet për çështjen e pronës private, për të mos dhënë se klasa politike ka dështuar në këtë pikë. Për këtë çështje kemi hartuar një program të përbashkët pune me shoqatat e pronarëve legjitime duke harmonizuar qëndrimet tona duke e kthyer në çështje që tashmë i përket drejtësisë Europiane të të Drejtave të Njeriut, Gjykatës të Strasburgut. Ne me një grup përfaqësuesish të shoqatave të pronarëve do ta ngremë këtë çështje edhe në Komision e Helsinkit pranë Kongresit të SHBA, kemi kërkuar ekspertizë nga Komisioni Europian për çështjen e pronës. Në anën tjetër do të mbështesim pakushtëzim çdo iniciativë ligjore të shoqatave të pronarëve në Parlamentin e ardhshëm, madje këto të fundit janë më shumë se kurrë të përfaqësuara në listat e kandidatëve për deputetë të PR. Ne jemi të gatshëm të ulemi në tryezë me të gjithë partitë politike shqiptare pa paragjykuar askënd për të arritur një konsensus sa më të gjerë për zgjidhjen e problemit të pronës private, dhe këtë jo për të fituar kapital politik, por sepse për ne është e qartë se pa zgjidhur cështjen e pronës Shqipëria nuk mund të anëtarësohet në BE. Ajo që sdo të lejojmë kurrë është pikërisht idenë e opozitës për të certifikuar pronësi personave që e punojnë tokën, kur në vend shumë familje të nderuara dhe patriote që i kanë dhënë këtij vendi jashtëzakonisht shumë rropaten gjykatave për të fituar të drejtën e tyre themelore, për të zotëruar dhe trashëguar pronën e tyre. Kjo përqasje e PS është e njëjta me reformën agrare të Partisë Komuniste Shqiptare të vitit 1946.
Tek PR vihet re një risi në listat e kandidatëve për deputete madje disa figura politike nuk janë fare të pranishme në to ? Kanë mbërritur kohra të reja të PRSH ?
E vërtetë në këtë garë elektorale konkurrojnë figura të reja në Partinë Republikane me përkrahje të fortë qytetarë. Çdo forcë politike duhet të ndihet shumë mirë kur në radhët e saj konkurrojnë në një garë të hapur kandidatë të rinj dhe me potenciale të jashtëzakonshme intelektuale, qytetare, akademike. Mund tju përmend z. Alfred Deshati, z.Sali Tagani, z.Erion Tufina, z.Agustin Kola, z. Agim Toro përfaqësues të shoqatave të pronarëve, Roland Bejkon në Gjirokastër, Erion Harunin në Korçë, Eduard Sharkën në Fier dhe Agron Dukën në Durrës. Kjo na jep si forcë politike një dinamikë të re dhe një harmoni politike. Figurat qendrore politike kanë qenë ato që kanë mbajtur një qëndrim politik për të favorizuar të rinjtë dhe grupet e interesit në listat e kandidatëve për deputete. Sot kemi në listat tona përfaqësim unik vlerash me njerëz të shquar që ndajnë vizionin tonë dhe të përkushtuar të ndërtojnë një vend me vlera qytetarie dhe vlerat e besimit. Këta kandidatë kanë mbështetjen e plotë të figurave politike të PR si një element që do rigjallërojë jetën brenda partisë por edhe në politikën kombëtare.
Le të qëndrojmë pak te kandidimi i Agron Dukës (që vjen nga PS). Ju jeni një parti me profil të djathtë, në siglën juaj në Durrës. A mos vallë edhe PR po e humbet identitetin e saj të djathtë në këmbim të marrjes së disa votave më shumë?
Z. Duka nuk kam pasur fatin ta njoh më përpara. Në këto katër vite që kur jam kthyer nga një kohë e gjatë studimesh jashtë vendin nuk kam pasur mundësi njohje me të. Ka rreth një muaj që njihem me z. Duka dhe mund tju them se është një njeri me vlera të mëdha, baba dhe familjar i shkëlqyer, mbi të gjitha një qytetar i respektuar në qytetin e Durrësit dhe rreth tij, një babaxhan si thonë durrsakët. Agroni është një vlerë e shtuar për PR. Unë e kam të qartë që në Shqipëri njerëzit kanë qejf ti etiketojnë njerëzit në bazë të ngjyrave partiake, duke thurur akuza të pabaza dhe thashethemin fatkeqësisht pjesë e kulturës sonë, duke nënvlerësuar vlerat njerëzore dhe personale që përfaqëson një individ. Ky mentalitet është i gabuar duhet ndryshuar Agroni nuk ja humb identitetin PR, ai kishte disa vite i tërhequr nga politika dhe ka deklaruar se ndihet shumë mirë mes republikanëve duke aderuar plotësisht në programin tonë politik dhe gjen vetveten tek ai. Unë vlerësoj Agronin para të gjithash si një zotëri qytetar në shërbim të komunitetit, një njeri që i shton vlerat Durrësit dhe Kuvendit. Agron Duka nuk është tek PR për disa vota më shumë, por është aty se ndihet Republikan dhe mund ti japë politikës qytetari dhe vlera.
Kreu i LSI-së, Ilir Meta, edhe pse ka qenë pjesë e qeverisë, kohët e fundit ka hedhur një numër akuzash ndaj mazhorancës. Si i vlerësoni kritikat e tij?
E shikoj si një autokritikë deklaratën e tij, dhe jo si sulme ndaj maxhorancës. E them ketë sepse kritikat e z,Meta janë adresuar më shumë drejt çështjeve ekonomike, shëndetësisë dhe integrimit. E them ketë se në këtë 4 vjecar këto sektorë i ka drejtuar ai personalisht dhe forca e tij politike.
Kritika kur është ndërtuese është e mirëpritur sepse sjell edhe reflektim, ai ndoshta ka reflektuar se dikasteret dhe personat politikë që i kanë drejtuar ato kur ishin në maxhorancë skanë bërë atë që duhej ose kanë dështuar. Të njëjtën gjë m