E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Olsi Komici kandidon në listën e hapur të socialistëve në Elbasan, Denaj komandon Kullollin në krye të AKU-së

Manush Kullolli komandohet drejtor i përgjithshëm i AKU, pasi Olsi Komici që ishte është futur në listën e PS për Deputet në qarkun e Elbasanit.

Urdhri është firmosur nga ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj dhe është publikuar në Fletore Zyrtare.

Për periudhën qershor 2017 – dhjetor 2024, Komici u mandatua nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, për ushtrimin e detyrës së Komisionerit në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Ndërsa prej muajit Janar 2025 – aktualisht, ka ushtruar detyrën e drejtorit të përgjithshëm në Autoritetin Kombëtar të Ushqimit.

Aktualisht është në listë të hapur në qarkun e Elbasanit.

Ka ushtruar edhe profesionin e avokatit në periudha të ndryshme kohore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›