Olsi inauguron 3 herë brenda javës lokalin
Pas çdo të dite të keqe ka edhe ditë gëzimi! Pas mërzisë që përjetoi javën që lamë pas, duke u skualifikuar nga “Dancing with the stars”, Olsi i “Big Brother” është ndjerë mëse i privilegjuar një natë më pas, kur ai ka inauguruar lokalin e tij në zonën e ish-Bllokut. Disa gojë të liga thonë se në fakt Olsi e kishte inauguruar dhe dy herë më parë lokalin, por e ribëri këtë festë për t’i rritur popullaritetin vetes dhe lokalit, në momentin që doli nga gara e vallëzimit. Sido që të jetë e vërteta, Olsi ditka t’i bëjë shumë mirë llogaritë dhe të ketë shpirtin e biznesit. Pikërisht në këtë festë, nga ju sjellim dhe këto foto, kanë mbërritur mjaft ish miq të tij të edicionit të parë të “Big Brother”, por edhe të rinjtë e krijuar gjatë konkursit të vallëzimit.