Ushtarakët krahas pensionit dhe pagesat e prapambetura
07/05/2011 Këto përfitime u takojnë vetëm atyre personave që e drejta e pensionit u ka lindur nga 1 korriku 2009-ës
Krahas pensioneve të rillogaritura një pjesë ish-ushtarakëve do të mund të tërheqin edhe përfitimet e prapambetura. Konkretisht bëhet fjalë për atë kategori ushtarakësh që e drejta e përfitimit të pensionit u ka lindur duke filluar nga 1 korriku i vitit 2009, përfitime të cilat mbeten të bllokuara për më shumë se një vit e gjysmë për shkak të përplasjeve ndërmjet palëve dhe nxjerrjes së aktit normativ të qeverisë dhe udhëzimeve përkatëse mbi procedurën e llogaritjes së pensioneve për ushtarakët. Tashmë është konfirmuar se në bazë të përcaktimeve ligjore që janë bërë për këtë shtresë, bashkë me pensionet do të jepen edhe trajtimet e prapambetura për këtë hark kohor. Sipas përcaktimeve të bëra, këto përfitime do të jepen bashkë me pensionet për të gjithë ata persona që kanë dalë në pension duke filluar nga data 1 korrik e vitit 2009. Në këto kushte, nga të dhënat e detajuara rezulton se rreth 1500 aplikuesit që i përkasin kësaj kategori do të mund të marrin bashkë me pensionin edhe përfitimet që mbetën të bllokuara që nga korriku 2009. Aktualisht organet e sigurimeve shoqërore po vijojnë procesin e lidhjes së përfitimeve për të gjitha dosjet e depozituara nga institucionet përgjegjëse. Pas marrjes së përgjigjeve mbi të dhënat e kërkuara nga ministritë e linjës dhe strukturat e tyre vartëse, mbi vjetërsinë e punës dhe pagën referuese të aplikuesit, organet e sigurimeve shoqërore brenda një periudhe të shkurtër kohore (brenda 48 orëve) përfundojnë llogaritjet mbi masën e pensionit për secilin aplikues. Numri i pensioneve të lidhura gjatë dy javëve të fundit ka pësuar rritje të konsiderueshme për shkak të zgjerimit të strukturave në ndihmë të Ministrisë së Mbrojtjes, të cilat do të kontribuojnë në shkurtimin kohës për plotësimin e të dhënave të kërkuara për vjetërsinë e shërbimit dhe pagesën për aplikuesit. Vetëm pas marrjes së këtyre të dhënave sigurimet mund të nisin llogaritjet. Krahas pensioneve të parakohshme janë përcaktuar edhe rillogaritjet, përfitimet suplementare, ato të pleqërisë etj. Sipas përcaktimeve të bëra, llogaritja e përfitimeve për ish-ushtarakët do të kalojë në disa faza. Konkretisht nga sigurimet shoqërore është parashikuar që fillimisht po kryhet llogaritja e përfitimeve për të gjithë personat që u ka lindur e drejta qysh prej datës 1.07.2009, por nuk kanë përfituar të drejtën e pagesës, të cilët janë për pension të parakohshëm për lehtësi shërbimi. Ndërkohë tashmë kanë nisur procedurat edhe për pensionet suplementare të ish-ushtarakëve që kanë dalë në lirim para 30 qershorit 1991.