E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rosela, e bezdisur nga paparacët

Nuk dimë që këngëtarja Rosela Gjylbegu të ketë miqësi me Olsin e “Big Brother”, megjithatë edhe ajo ka qenë e pranishme në festën e këtij të fundit. Por sapo ka hyrë në ambientin e lokalit dhe ka parë praninë e fotografëve, Rosela ka ngritur dorën pikërisht për të mos lejuar që të dalë në foto. Edhe pse në të vërtetë është dukur i çuditshëm reagimi i saj, aq më tepër kur ka qenë e shoqëruar nga një vajzë. Ndoshta, Rosela nuk ka qenë e përgatitur për gjithë këtë festë dhe dora e ngritur ka qenë pikërisht prej çudisë… Këngëtarja Gjylbegu sapo është kthyer nga një koncert në Kanada!

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›