Oltjon Muzaka emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale

TIRANË, 26 nëntor/ATSH/ Këshilli i Ministrave vendosi sot emërimin e Oltjon Muzakës zëvendësministër të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
Ky vendim u miratua në mbledhjen e sotme të qeverisë në mbështetje të ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit.
Ndërkohë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave u lirua nga detyra zëvendësministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Entela Ramosaçaj.
Këto vendime hyjnë në fuqi menjëherë dhe botohen në “Fletoren zyrtare”.
/k.s/r.e/