E Diel, 1 Nëntor 2026

Omani refuzon kërkesat e Iranit për korridorin detar dhe taksat e sigurisë

Omani ka hedhur poshtë një propozim të paraqitur nga Irani për të negociuar një marrëveshje që lidhet me menaxhimin e kalimit të anijeve përmes Ngushticës së Hormuzit.

Më 25 gusht, Ministria e Jashtme e Iranit kishte njoftuar vendosjen e një bashkëpunimi me Omanin me qëllim krijimin e një korridori të përkohshëm lundrimi në këtë ngushticë dhe pastrimin e përbashkët të rrugës nga minat. Teherani kishte deklaruar gjithashtu se ekzistonte një dakordësi për të vijuar diskutimet mbi ngritjen e një korridori të përhershëm lundrimi në të ardhmen.

Megjithatë, sipas burimeve qeveritare rajonale të cituara nga New York Post, marrëveshja ka dështuar pasi Omani ka refuzuar të vendosë një taksë për shërbimet e sigurisë dhe mjedisit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›