E Shtunë, 31 Tetor 2026

Online me Skype

Fragmente të dramave të 4 autorëve anglez nga Nottingham-i do të prezantohen sonte (e premte), në formë leximi skenik në hapësirën e Qendrës Multimedia në Prishtinë.

Duke filluar nga ora 21:00, dramat e autorëve Andy Barett, Amanda Whittington, Nick Wood dhe Michael Pinchbeck do të sillen në shqip për publikun kryeqytetas, përderisa njëkohësisht fragmente të dramave të krijuesve kosovarë: Doruntina Basha, Arian Krasniqi, Jeton Neziraj dhe Ilir Gjocaj do të prezantohen në anglisht në Nottingham, studio “The Neville”.

Komunikimi i ndërsjellë nuk do të mbetët vetëm në pikën e leximit të dramave. Një lidhje online me Skype do të pasojë, duke bërë bashkë edhe vizualisht 8 autorët e dramave por edhe publikun që do të jetë në hapësirën e Qendrës “Multimedia” në Prishtinë dhe në studion “The Neville” të Nottingham-it.

Ky aktivitet në Prishtinë organizohet nga Qendra Multimedia.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›