E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rolling Stones mbush 50 vjeç

Rolling Stones kanë festuar 50 vjetorin e koncertit të tyre të parë, realizuar në Londër 1962.

“Ne nuk kemi 50 vjet karrierë, por 274 vite jetë”. Kështu Mick Jagger bën shaka me kolegët dhe miqtë e ftuar në një festë private në pararojë të shfaqjes së Crossfire Hurricane, një dokumentar kushtuar Rolling Stones, që nga krijimi e deri në vitet aktuale.

Dokumentari shfaqet në një kohë kur banda legjendare feston 50-vjetorin e krijimit të saj, 50 vite albume e koncerte mes adhurimit dhe kritikave, për atë që disa herë u quajt “anti-kultura” e tyre.

Ashtu sic thotë Mick, ata duhej të ishin anti-Beatles. /albeu.com/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›