Kupa e Shqiperise kthehet ne miqesore
Do te duhen edhe 90 minutat e sotme per te percaktuar 8 skuadrat cerekfinaliste te Kupes se Shqiperise por shumica e skuadrave disa prej te cilave e kane thuajse te garantuar kualifikimin fale rezultatit te takimeve te para duket se po e trajtojne kete mundesi si nje miqesore dhe kane vendosur ta luajne ate ne fusha sportive apo ne komplekse. Nderkohe qe vetem Vllaznia ka nje arsye te forte per te mos luajtur ne Loro Borici. Permbytjet e diteve te fundit te cilat kane prekur Shkodren dhe venia e stadiumit ne dispozicion te forcave ushtarake te angazhuara ne ndihme te te permbyturve i ka detyruar kuqeblute ta luajne ndeshjen e kthimit ndaj Elbasanit ne fushen sportive Fusha e Lekurave. Per sa i perket pritshmerise se sotme per ate qe mund te ndodhe ne loje duhet thene se Tirana Dinamo Vllaznia dhe Shkumbini i shfrytezuan maksimalisht 90 minutat e ndeshjes se pare. Dhe ne takimin e kthimit duket se nuk do te kene veshtiresi per te siguruar kualifikimin. Tirana pritet ta kete vetem formalitet kualifikimin ne fushes sportive Skender Halili pasi ne sfiden e pare ndaj Ades ne Velipoje ka fituar 3-0. Trajneri Nevil Dede se fundi deklaroi se skuadra ka si objektiv jo vetem fitimin e Kupes Tiranes i mungon nga viti 2006 kur fitoi 1-0 ne finale me Vllaznine ne Roza Haxhiu te Lushnjes por dhe kampionatin ndodhet 7 pike larg Flamurtarit kryesues. 90 per qind te skuadres e kemi na duhet vetem nje blerje cilesore - shoti Dede. Dinamo mundi 3-2 Kamzen ne shtepine e ketyre te fundit. Takimi i sotem ne kompleksi Dinamo nuk pritet te dhuroje ndonje surprize pasi kampionet nuk do te mund tia falnin vetes nje hap fals ne Kupe pas disa ndeshjesh jo te mira ne kampionat. Shkumbini ka hedhur nje gjysme hapi te sigurt drejt cerekfinaleve pasi ne ndeshjen e pare mundi Kastriotin 3-1 ne Kruje. Ne kete sfide do te debutoje ne stolin e peqinasve trajneri i ri Perparim Daiu i cili do te kete objektiv dhenien e nje impulsi pozitiv qe ne sfiden e pare. Ndersa ekipi i tij do te kerkoje te beje me te miren per te lene pas dhimbjen nga doreheqja e dyfishte e presidentit Ylli Ndroqi dhe trajnerit Agim Canaj. Megjithate krutanet kane premtuar se nuk kane ndermend tia bejne te lehte kualifikimin peqinasve. Ndersa Vllaznia fitoi 0-1 ne Elbasan dhe tani ne kthim ne Fushen e Lekurave do te synoje tu jape tifozeve te saj te pakten nje kenaqesi te vogel nga futbolli pas atyre perjetimeve te dhimbshme per shkak te permbytjeve nga moti i keq. Ne kater sfidat e tjera gjithcka eshte e hapur midis Flamurtarit dhe Bylisit Teutes dhe Skenderbeut Beses dhe Lushnjes si dhe Lacit dhe Gramozit. Vlonjate e mbyllen ndeshjen e para ne barazim pa gola ne transferte dhe tani ne shtepi u duhet te shenojne patjeter ne porten e Bylisit per te shkuar te kualifikimi. Me rezultatin 0-0 u mbyll edhe Lushnja-Besa. Kavajasit luajne sot ne stadiumin e tyre dhe jane favorite per kalimin ne turin tjeter. Ne ndeshjen e pare Gramozi dhe Laci bene paqe 2-2 ne Erseke. Por sot ne Kompleksi Kamez. Ndersa Gramozi nga ana e tij beson te nje surprize. Ndeshja e fundit eshte ajo mes Teutes dhe Skenderbeut ne Niko Dovana ku pas barazimit 0-0 ne ndeshjen e pare gjithcka do te jete e hapur.