Sexfiles e Julian Assange
Qyteti industrial i Enkoping 40 kilometra larg Stokholmit eshte nje qytet i kendshem dhe i vogel ne Suedi. Deri me sot ai nuk ka qene i famshem pervecse per deboren e bardhe dhe tymin e oxhakeve qe nis te rroke qiellin qe ne muajt e pare te vjeshtes. Por nese procedurat e ekstradimit ne Britani do te jene te suksesshme atehere do te kete edhe nje arsye tjeter qe emri i ketij qyteti te mesohet nga nje numer me i madh njerezish te pakten nga ana e qeverise amerikane. Dhe arsyeja eshte se ne kete qytet Assange duket se ka bere nje gabim katastrofik. Pikerisht ketu ne katin e pare te nje apartamenti qe ndodhej ne nje bllok ndertesash truri ose me mire fytyra e Wikileaks qe deri me tani ka vene ne pozite te veshtire lideret dhe diplomacine e shume vendeve te botes kryesisht ate amerikane fjeti me nje admiruese te cilen e kishte takuar ne nje seminar te zhvilluar nje dite me pare. Menjehere pas kesaj zonjusha shkoi te ankohej ne polici. Si rezultat Assange i cili deri me sot eshte fshehur ne Britanine e Madhe perballet me nje ceshtje kriminale dhe sipas shume gjasave me nje vendim burgu. Policia e Stokholmit permes nje mandati nderkombetar arresti kerkon qe ta marre ne pyetje Julian ne lidhje me nje perdhunim te mundshem ndaj nje gruaje dhe nje akuze nga nje grua tjeter nje tjeter admiruese suedeze me te cilen ai kishte pasur nje lidhje te shkurter. Por ka nje pikepyetje te madhe ne lidhje me faktet qe keto dy zonjusha kane kunder Assange per te mbrojtur pretendimet e tyre. Jane te shumte ata qe mendojne se 39-vjecari australian eshte viktime e nje fushate te ndyre perndjekjeje nga ana e qeverise amerikane per shkak te publikimit te materialeve qe i kane cenuar ketij vendi reputacionin dhe ndoshta edhe marredheniet me nje sere vendesh aleate apo jo. Sipas shumices se njerezve behet fjale per nje kurth te ngritur kastile per ta zene Assange dhe per ta penguar ne veprimtarine e vet. Kurth i ngritur nga prokuroria suedeze. Gjithsesi nje gje eshte e qarte ligjet e perdhunimit seksual ne Suedi jane shume te nderlikuara. Nese do te perdornim nje teresi informacionesh te mbledhura deri me tani mund te ndertonim ngjarjet te cilat i rrezikojne lirine Assange nga ana e policise se Stokholmit. Nderkohe qe nje politikan amerikan e ka cilesuar Assange kriminel dhe ka bere thirrje per ekzekutimin e tij.
Historia nisi ne 11 gusht te ketij viti kur Assange arriti ne Stokholm. Ai ishte ftuar qe te ligjeronte ne nje seminar per rolin e luftes ne media i organizuar nga qendra Levizja Vellazerore e Majte. Pika e tij e kontaktit ishte nje zyrtare te ciles do ti referohemi me emrin Sarah identiteti i saj duhet mbrojtur per shkak te procedurave ligjore.
Ajo ishte nje bionde terheqese dhe e njohur si nje feministre radikale. Deri ne moshen 30 vjec kishte udhetuar neper bote ne ndjekje te shume ceshtjeve nderkombetare lokale. Nderkohe qe ishte asistente kerkimesh ne universitetin lokal ajo ishte edhe nje nga personat qe mbrohej nga nje militante akademike feministe dhe kishte detyren e oficerit te barazise mes sekseve. Nje nga lufterat e saj te preferuara eshte lufta ndaj diskriminimit mashkullor te te gjitha formave perfshi ngacmimet seksuale. Sarah dhe Assange nuk ishin takuar kurre me pare por gjate nje sere lidhjesh telefonike ata kishin rene dakord qe Assange gjate vizites se tij ne Stokholm te qendronte ne shtepine e saj. Ajo i kishte thene se vete nuk do te ishte aty per nja dy dite dhe do te kthehej diten e seminarit. Ajo qe ndodhi ditet ne vijim le te nenkuptohet se edhe nese themeluesi i Wikileaks eshte i pafajshem ai sigurisht qe eshte nje mashkull me nje oreks seksual te forte kjo edhe per shkak te fames se tij. Sigurisht qe qendrimi i tij kishte te bente me ceshtjen e seminarit dhe takimi me njerez me te cilet ndante te njejtat mendime dhe qe e admironin per ate qe kishte bere deri ne ate moment. Te enjten e javes ne fjale ai darkoi me disa te rinj suedeze dhe disa gazetare amerikane. Pasditen qe pasoi Sarah u kthye ne Stokholm 24 ore me pare nga sa e kishte parashikuar. Ne nje interviste qe iu dha me pas policise thuhet se deklaroi si me poshte Ai Assange ishte aty kur une u ktheva ne shtepi. Ne folem pak dhe vendosem qe ai te vazhdonte te rrinte.
Te dy me pas dolen per darke ne nje restorant aty afer dhe kur u kthyen ne apartamentin e saj kryen marredhenie seksuale. Kjo nuk eshte pergenjeshtruar nga asnjeri prej tyre madje as fakti qe prezervativi kishte pesuar nje carje e cila sic do te dale me pas mori nje rendesi shume te madhe.
Gjate gjithe kohes cifti vazhdoi qe te ishte shume miqesor dhe madje te shtunen Sarah organizoi nje mbremje per nder te tij ne shtepine e saj. Ate dite Assange kishte marre pjese ne nje seminar ne sindikaten suedeze HQ. Ne radhen e pare te audiences veshur me nje triko roze qe bie ne sy - pamjet nga konferenca ndodhen edhe ne YouTube ndodhej nje 20-vjecare me emrin Jesica. Ajo eshte gruaja qe sipas disa burimeve ishte nepunese ne keshillin e qytezes se siperpermendur te Enkoping. Jesica me pas do te deklaronte ne polici se per here te pare e kishte pare Assange ne televizion dhe se i kishte pelqyer shume kuraja dhe zgjuarsia e tij. Si pasoje ajo nisi qe te ndiqte gjithcka qe kishte te bente me Assange dhe kur zbuloi se ai do te vinte ne Suedi kontaktoi me ata qe e kishin ftuar per seminar dhe u ofrua qe te jepte ndihme si vullnetare. Edhe pse oferta e saj nuk u pranua ajo vendosi qe te merrte pjese ne seminar gjithsesi dhe gjate referatit te tij qe zgjati 90 minuta mori shume foto te Julian.
Besohet se Jesica eshte takuar edhe me Sarah gruan me te cilen Julian kishte fjetur nje nate me pare. Me pas ajo vazhdoi qe te rrinte ende verdalle neper sallen e konferences derisa Assange qe ka nje femije nga nje lidhje e 20 viteve me pare u largua me nje grup miqsh per dreke. Ne kete pike burime te ndryshme bien ne kundershti me njeri-tjetrin. Sipas nje burimi ishte Assange qe i kishte thene qe te vinte me ta nje burim tjeter se ajo iu lut atyre qe te behej pjese e grupit. Por menjehere me pas nje nga shoket e Assange e vuri re se Jesica ishte shume e deshiruar per tu njohur me liderin e Wikileaks. Me vone do ti thoshte policise se ne restorant Assange i hodhi doren ne sup dhe se kjo e beri qe te ndihej shume e mikluar dhe e joshur sepse sipas saj ishte e qarte se ai po flirtonte me te. Terheqja ishte e dyanshme. Pas drekes te dy u takuan ne kinema per te pare nje film qe quhej Deti i thelle. Sipas rrefimit te Jesica-s ata u afruan shume me njeri-tjetrin dhe kur dolen nga kinemaja Assange i tha se ishte shume terheqese. Por atij i duhej qe ta linte Jesica-n per te shkuar ne nje mbremje te organizuar nga Sarah nje mbremje tradicionale suedeze ku njerezit dehen dhe qendrojne deri ne oret e vona te nates. Jesica e pyeti nese mund te takoheshin serish dhe Assange i tha sigurisht. Ketu u ndane dhe vajza u kthye ne vendin e saj ne Enkoping ndersa Assange u kthye ne shtepine e shoqes se tij ku kishte filluar mbremja. Njerezit mund te mendojne se eshte e cuditshme qe Sarah organizoi nje mbremje per njeriun te cilin me vone e paditi ne polici ne lidhje me marredhenien e nje nate me pare. Pikerisht kjo eshte nje nga pikat e paqarta te akuzes se saj dhe te akuzes se prokurorise. Disa ore pas mbremjes Sarah shkruan ne Facebook Jam ulur jashtehellip eshte shume ftohte por brenda kam ca njerez te mrekullueshem. Eumlshte me te vertete e bukur. Me vone ajo u perpoq qe ta fshinte kete mesazh. Gjate asaj mbremjeje Assange duket se i ka telefonuar Jesica-s dhe ata e lane qe te takohen ne Stokholm. Kur u takuan vendosen qe te shkonin ne shtepine e saj ne Enkoping por Julian nuk kishte para per te blere bileten e trenit dhe nuk donte qe te perdorte karte krediti keshtu qe Jesica e bleu bileten me parate e saj. Pasi ata mberriten ne shtepine e saj bene dashuri. Sipas deshmise se vajzes ne polici Assange kishte perdorur prezervative. Bene dashuri edhe te nesermen ne mengjes. Kete here nuk perdoren masa mbrojtese. Me pas Jesica thote se ishte merzitur kur i kishte thene qe te perdorte prezervativ ne mengjes dhe ai nuk kishte perdorur. Edhe ketu kemi dicka qe nuk shkon sepse nuk kemi te bejme me perdhunim. Per me teper te nesermen cifti hengri mengjes bashke dhe me kembenguljen e vajzes Assange i tha se do te qendronin ne kontakt. Me pas Assange u kthye ne Stokholm dhe pagoi serish bileten. Se cfare ka ndodhur me pas eshte e veshtire qe te mendohet. Ka shume mundesi qe Jesica te kete pasur frike se mos ka marre nje semundje nga Assange apo edhe se mund te kishte mbetur shtatzene dhe pikerisht ketu historia nis e behet intriguese. Pas disa kohesh ajo vendos qe ti telefonoje Sarah te cilen e kishte takuar ne seminar dhe tek e cila Assange kishte qendruar dhe i thote asaj se kishte kryer marredhenie te pambrojtur me Assange. Duket se edhe Sarah i thote se edhe ajo kishte fjetur me te. Si rezultat i kesaj bisede Sarah i thote nje te njohuri te Assange se donte qe ai te largohej nga apartamenti i saj. Assange thote se Sarah ia kerkoi shume vone largimin. Pyetja eshte se si mund te jete ndier Sarah kur ka zbuluar se njeriu me te cilin kishte fjetur tri dite me pare kishte shkuar nderkohe edhe me dike tjeter menjehere pas kesaj Sigurisht qe e inatosur eshte pak te thuash. Dhe duket se ne keto e siper te dyja vendosen qe te marrin nje mase drastike me 20 gusht duke shkuar se bashku ne stacionin e policise ne Stokholm per te kerkuar nje keshille per menyren e procedimit ne lidhje me nje akuze te Jesica-s ndaj Assange. Sipas nje burimi Jesica donte te dinte nese ishte e mundur qe ta detyronin Assange qe te kryente nje test per AIDS. Nga ana tjeter Sarah luftetarja feministe tha se ishte aty per te mbeshtetur shoqen e saj nderkohe qe ne bisede e siper i jep policise edhe rrefimin per lidhjen qe ajo vete kishte pasur me Assange. Duket se oficerja qe ndodhej aty dhe i mori ne pyetje pak nga rasti i se pares dhe pak nga ai i se dytes doli ne perfundim se Assange i kishte perdhunuar grate.
Ishte e premte ne darke dhe ne keto rrethana u thirr nje prokurore per te lexuar raportin e te dy vajzave. Te nesermen Sarah u mor ne pyetje serish duke e menduar ne kete rast akuzen ndaj Assange per sjellje jo te mire seksuale. Ate mbremje detektivet u perpoqen qe ta gjenin dhe kerkuan ne te gjithe Stokholmin por me kot. Te dielen lajmi kishte dale ne shtyp. Tashme autoritetet e kuptuan se kishin ne duar nje rast shume te rendesishem dhe se ne keto rrethana i derguan materialet tek shefi i tyre i cili pasi i pa vendosi qe ta hidhte poshte akuzen dhe ta mbyllte rastin. Por tashme ky rast kishte dale jashte kontrollit. Sarah foli me pas me nje gazete se marredheniet kishin qene te dyja normale ne fillim por me pas ishin shnderruar ne nje abuzim nga Assange. Ne shtator rasti u hap serish nga autoritetet me kembenguljen e dy vajzave dhe muajin e kaluar Interpoli nxori nje fletarresti nderkombetar per Assange per krime seksuale. Assange i cili qe dje ndodhet ne duart e policise britanike deklaroi se nuk ka bere asgje te paligjshme ne te dyja rastet dhe se gjithcka ka qene me deshiren e te dyja paleve. Pyetja qe behet eshte sa te besueshme jane keto gra ne ato qe e thone Kete do ta tregojne ditet qe do te vijne.