E Shtunë, 31 Tetor 2026

Opel,ndahet nga kompania "General Motors"

Kompania e prodhimit të automjeteve "Opel", për të mbijetuar krizën e tanishme duhet të ndahet në një masë të madhe prej kompanisë mëmë, amerikanit "General Motors". Kjo parashikohet sipas planit të shpëtimit, të cilin e paraqiti shefi për Europën i "General Motors", Karl-Peter Forster. "Ne mendojmë se Opel duhet të vazhdojë të jetë pjesë e kompanisë General Motors duke pasur akses në teknologjitë e reja, por në një mënyrë shumë më të pavarur nga ç'ka qënë deri më sot", është shprehur Forster. Plani parashikon bashkimin në një shoqëri europiane të prodhuesve të automjeteve Opel dhe Vauxhall. Ndarja e plotë nga kompania General Motors, nuk është planifikuar, ndër të tjera edhe për shkak të kontratave ekzistuese. Ndërkohë gazeta gjermane "Laipxiger Volcxeitung" njofton se shteti federal gjerman dhe katër landet ku shtrihen repartet e Opelit, janë të gatshme në parim që kompaninë ta mbështesin me pesë miliardë euro. Sipas tyre, nuk mjafton vetëm plani i paraqitur për shpëtimin e kompanisë, në të cilin thuhet se Opeli ka nevojë për 3.3 miliardë euro.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›