E Shtunë, 31 Tetor 2026

Feith:Kosova të reformojë ekonominë

Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së në Kosovë, Piter Feith ka deklaruar se Kosova duhet të reformojë ekonominë e saj dhe ta privatizojë sektorin e energjisë. "Ekonomia kosovare ka akoma nevojë për reforma domethënëse", është shprehur Feith. Më tej, Piter Feith theksoi se recesioni global ka ndikim edhe në Kosovë, në Europë dhe në botë, si dhe shtoi se Kosova nuk mund t'i shmanget kësaj. Sipas përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar, njëra nga mënyrat më të mira për ekonominë e Kosovës, për të rifilluar rritjen, do të jetë privatizimi dhe veçanërisht ai i sektorit të energjisë. Duke u shprehur për misionin e Bashkimit Europian në Kosovë, Feith nënvizoi se shpreson se Beogradi do të luajë rol konstruktiv, veçanërisht duke ndihmuar misionin ndërkombëtar EULEX. Sipas tij, numri i personave të kthyer në Kosovë, nuk ka qenë shumë impresiv, por ai shpreson se kushtet e sigurisë dhe ekonomia mund të përmirësohen, prandaj ky numër mund të rritet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›