“Open Balkan”, Rama pret Vuçiç dhe Zaev

Tre liderët zhvillojnë sot në Tiranë takimin e radhës në kuadër të “Open Balkan”.
Në takim do të diskutohen e miratohen pesë marrëveshje:
1-Një treg i përbashkët dhe i lirë pune mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.
2-Ngritja e një skeme të përbashkët ndërlidhje elektronike identifikimi për qytetarët në Ballkanin Perëndimor.
3-Marrëveshje ndërqeveritare mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për bashkëpunimin në fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore atë të fitosanitarisë në Ballkanin Perëndimor.
4-Marrëveshje Shqipëri-Serbi për njohje e ndërsjelltë të operatorit ekonomik për siguri (AEOS).
5-Marrëveshje Shqipëri-Maqedoni e Veriut për njohje e ndërsjelltë të operatorit ekonomik për siguri (AEOS).
Po ashtu është planifikuar edhe mbajtja e Forumit Rajonal pët Agrikulturë dhe Bashkëpunimin Rajonal.