“Open Balkan”, Varhelyi: Vazhdoni ta nxisni “Open Balkan”!

Komisioneri Olivér Várhelyi i cili mori pjesë on line në samit mbështeti nismën e “Ballkani i Hapur” duke ftuar edhe tre vendet e tjera të rajonit që të bëhen pjesë.
“Unë jam nga Hungaria dhe kjo më jep një nivel më të afërt të kuptimit si mund të ndihmojmë Ballkanin. Për të qenë i ndershëm kam qenë i prirur pozitivisht ndaj këtij propozimi. Ju vazhdoni ta nxisni këtë nismë sepse rajoni kërkon që të jetë një i tërë sa i takon ekonomisë dhe shoqërisë. Rajoni kërkon që të jetë bashkë, sikur jemi ne në BE” tha zoti Varhelyi.
“Admiroj edhe faktin edhe sa e ndjeni këtë nismë”, shtoi më tej ai. “Ka qenë një nismë që vjen nga Ballkani. Nuk është BE që doli me këtë nismë, por erdhi prej jush, tre aktorëve që shoh rreth tryezës dhe ju vazhduat të shtynit përpara edhe kur ne nuk arritëm që të tërhiqnim pjesëmarrjen e të gjithë partnerëve, sepse ju kuptuat rëndësinë e tregut rajonal dhe mënyrën sesi mund të përshpejtojë integrimin ekonomik” tha Komisioneri Olivér Várhelyi.