E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

“Open Balkan”, Vuçiç-Rama-Kovaçevski mblidhen sot në Beograd, fillon Panairi i Verës

Fillon sot (1 shtator) në Beograd Panairi i Verës, si pjesë e iniciativës “Open Balkans”.  Organizatorë të panairit janë Oda Ekonomike e Serbisë, Panairi i Beogradit dhe Unioni i Vreshtarëve dhe Verëbërësve të Serbisë, i cili do të mbahet nën kujdesin e vendeve të Ballkanit të Hapur.

Panairi i parë ndërkombëtar i verërave “Wine Vision of the Open Balkans”, nën kujdesin e qeverive të Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë si pjesë e nismës Open Balkans, do të hapet në prani të Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit Edi Rama, kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski . Hapja zyrtare e panairit, e cila do të zgjasë deri më 4 shtator, është planifikuar në ora 13:00 në sallën 1 të Panairit të Beogradit.

Po ashtu, në këtë takim të radhës të “Open Balkan” pritet që të firmohen marrëveshjet për të hequr kufizimet për tregtimin e produkteve ushqimore. Sipas marrëveshjeve Shqipëria të furnizojë me qymyr Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut që ato të prodhojnë energji elektrike brenda rajonit në kushtet e krizës energjetike, ndërsa ato do të heqin kufizimet për të furnizuar Shqipërinë me grurë, misër dhe vaj me kushtin që këto produkte të mos rishiten në treg tjetër.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›