Open Bnl, n finale Ferrer dhe Nadal

Rafael Nadal është kualifikuar për në finalen e Open Bnl të Italisë duke mundur letonezin Ernests Gulbis me 6-4, 3-6, 6-4.
Ndeshja ka zgjatur 2 orë e 47 minuta.
Spanjolli Nadal, në finalen e tij të pestë në këtë eveniment, nesër pasdite do të përballet me bashkëkombasin e tij David Ferrer, fitues i gjysmëfinales me Fernando Verdasco.