Federata e boksit WBF,sot Konventa e parë

Konventa e parë e Federatës Botërore të Boksit WBF zhvilloi punimet për herë të parë në Tiranë. Në këtë konventë kanë marrë pjesë përfaqësuas të WBF nga disa vende të ndryshme si dhe drejtuesit më të lartë të Federatës Botërore të Boksit me në krye Presidentit Huard Goldberg. Ka qënë i pranishëm edhe Presidenti i Nderit të WBF,Ylli Ndroqi dhe kampioni Kreshnik Qato. Nuk kanë munguar edhe përfaqësuesit e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ku Zëvendës Ministri Dashnor Bajaziti dhe Drejtori i Sporteve Vasil Bici kanë përshëndetur Konventën. Zëvendësministri Bajaziti ka falenderuar anëtarët e Federatës Botërore të Boksit dhe zotin Ylli Ndroqi që ka bërë të mundur zhvillimin e kësaj Konvente në Shqipëri.
"Falenderoj zotin Ylli Ndroqi për kontributin e tij në boksin shqiptar. Ju uroj suksese dhe punë të mbarë në këtë konventë", u shpreh ai.
Në fjalën e tij Presidenti i Nderit të WBF Ylli Ndroqi, organizatori i eventit të Boksit që do të zhvillohet të dielën në Pallatin e Spotit "Asllan Rusi" ka falenderuar drejtuesit më të lartë të Federatës Botërore që i besuan atij këtë organizim madhështor.
"Jam krenar sot me jush, që zhvillohet një konferencë në nivel kaq të lartë, të boksit shqiptar profesionist. I uroj punime të mbara Konfederatës", tha ai.
Ndërsa Presidenti i WBF Hauard Goldberg ka folur për historikun e kësaj Federate synimet e saj dhe ka përgëzuar Ylli Ndroqin për organizimin perfekt.
"Jam krenar që jam për herë të dytë në Shqipëri pasi është një vend që ka një kampion në Federatën tonë.Falenderoj Zotin Ndroqi për organizimin perfekt që ka bërë.Federata jonë është një organizatë që po rritet dita ditës dhe boksierët vlerësohen sipas asaj që meritojnë. Ne do të zhvillojmë edhe ndeshje të tjera në vende të ndryshme të botës ndërsa ju komplimentoj pasi keni nxjerrë një kampion si Kreshnik Qato", u shpreh ai.
Në këtë Konventë i është dorëzuar zëvendës Ministrit Bajaziti një pllakatë mirënjohje për Qeverinë e Shqipërisë nga Goldberg për mbështetjen e dhënë në sport.
Disa seminare të rëndësishme do të zhvillohen në këtë Federatë ndërsa të dielën do të jetë ndeshjaj për mbrojtjen e titullit kampion mes Kreshnik Qatos dhe Esteban Ponce.