Ndroqi: Ndeshja Qato-Ponce është një eveniment
Në ceremoninë zyrtare të peshimit të boksierëve Kreshnik Qato dhe Esteban Ponce për ndeshjen e ditës së nesërme, Presidenti i Federatës së Boksit dhe Presidenti i Nderit të WBF, Ylli Ndroqi tha se Konventa e WBF dhe ndeshja Qato-Ponce është një eveniment. "Nesër në këtë ngjeshje ne do kemi një spektakël boksi. Do jetë një pjesëmarrje e madhe për të parë këtë sfidë", tha ai.
Kampioni në fuqi, boksieri shqiptar, Kreshnik Qato dhe argjentinasi Esteban Ponce do të ndeshen nesër për titullin kampion WBF.
Pas peshimit, rezultoi se Qato kishte një peshë prej 71.6 kilogramë, ndërsa Ponce peshonte 71.3 kilogramë.