E Shtunë, 31 Tetor 2026

Opera "Carmen" vjen në TOB

"Carmen", opera e famshme e Georges Bizet, do te vije si premiere absolute ne TOB ne date 11 prill. Ne bashkepunim me Balletto del Sud kjo veper do te vije nen koreografine, skenografine dhe kostumet e Fredy Franzutti, nje nga koreografet me te njohur dhe me te vleresuar italiane. "Carmen" do te interpretohet nga primabalerina Enada Hoxha, e cila kete eksperience e ka provuar edhe ne Itali nje vit me pare. Enada shprehte mjaft e lumtur qe kete here do te sjelli "Carmen"-in ne TOB.

"Qe do te vihet "Carmen" ketu jam vertete shume e lumtur sepse eshte nje nga veprat qe kam enderruar prej kohesh qe ta luaj. Sigurisht, qe eshte nje veper qe do nje maturi qofte artistike, qofte dhe moshe. Nuk mund ta beje nje balerine e re. Kam patur fatin, bashke me Gertin, qe te ftohem ne Itali nga kompania me emer, 'Baleto del Sud', e Fredy Franzuttit. Ato e vinin per here te pare vjet dhe kemi qene ne te paret qe e kemi luajtur. Ky qe nje bashkepunim i mrekullueshem prandaj dhe koreografit Franzutti i lindi ideja, pse jo, ta vinte kete veper tek ne", tha Enada Hoxha, prima balerina.

Ky balet me 2 akte, bazohet ne tregimin e Prosper Merimee. Nje opera qe e cila sillte ne skene nje subjekt te gjykuar imoral dhe nje muzike gjithashtu kunder rryme. Pjesa do te vije nen interpretimin e Enada Hoxhes, Gerd Vasos, Dion Gjinikes, Rovena Shqevit, Evis Nallbanit etj.

Vilma Masha < I mëparshmi

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›