Ahmeti Gruevskit: Durimi ynë po merr fund

Durimi ynë po merr fund.Kështu mësohet të jetë shprehur kryetari i BDI-së Ali Ahmeti në takimin me Kryeministrin Nikkolla Grueski, takim i cili nga të dyja palët është konsideruar si një takim i zakonshëm. BDI do të presë deri në muajin qershor për zgjidhjen e cështjes së emrit ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, gjë që do të zhbllokonte edhe procesin e integrimit të vendit në strukturat euroatlantike, dhe pas qershorit nëse kjo cështje nuk ka marrë zgjidhje atëhere BDI do të përshkallëzojë kërkesat e saj dhe do të shqyrtojë realisht pjesëmarrjen në koalicionin qeverisës.
Pak kohë më parë të njëjtin qëndrim të prezantuar nga kreu I BDI-së Ali Ahmeti e ka bërë public nënkryetarja e kësaj partie Teuta Arfi e cila theksoi se kishte ardhur momenti që BDI duhet të zgjidhte ndërmjet popullit dhe Gruevskit.
VMRO-DPMNE-ja pa zbuluar detaje nga takimi Gruevski – Ahmeti thekson se bëhet fjalë për një takim të rregullt mes partnerëve të koalicionit qeveritar,gjatë të cilit janë diskutuar çështjet aktuale,si projekti Shkupi 2014, dhe konkretisht përfshirja edhe e disa përmendoreve të personaliteteve shqiptare,ndryshimet kushtetuese në pjesën e Këshillit Gjyqësor Republikan si dhe takimi i fundit Gruevski - Papandreu në Bruksel.
Bedri Rexhallari < I mëparshmi