E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, "Vorio epiri" thirrje raciste ndaj shqiptarëve

Në paradën ku trupa të marinës greke hodhën parulla anti shqiptare morën pjesë anëtarë të shoqatës së “Vorio Epirit”. Ata parakaluan përkrah ushtarëve grekë në paradën tradicionale të Festës së Pavarsisë. Anëtarët e kësaj shoqate mbanin parrullën “Epirin nuk e falim”, një slogan ky që i bashkangjitet korit racist e ksenofob të ushtarëve. "Epirin e veriut, nuk e shes dhe nuk harroj” ishte një tjetër parullë që mbahej në krah të flamurit grek gjatë paradës së 25 marsit. “Vorio Epiri” është një shoqatë ekstremiste greke që ka pretendime territoriale, në jug të Shqipërisë prej shumë dekadash.

ALSAT

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›