E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot takimet në presidencë. Berisha e Rama kokë më kokë me Topin

Pas të shtunës, ne vijimesi te tryezes politike dhe në tentativë për të mbledhur një të dytë, presidenti Topi takohet të martën kokë më kokë me Berishën dhe Ramën. Duke nisur që në 10 axhenda intensive e negociatave të presidentit, përvec takimeve të veçanta me liderët partiakë do të përmbajë dhe një takim me ambasadorët Lohan dhe Montobio.

Në njoftimin e presidencës konfirmohet se kreu i shtetit  eksploron të
gjitha mundësitë per te vazhduar dialogun, gjetjen e piketakimeve mes
pozites dhe opozites. Pavaresisht se tryeza e se shtunes nuk prodhoi
rezultat konkret per daljen nga kriza, për Bamir Topin i rëndësishmë
ishte fakti që palët u ulën perballe njera-tjetres.

Takimet e vecanta te se martes paradite ne Presidence jane pergatitur
intensivisht nga kanale komunikimi zyrtare mes pallatit presidencial,
kryeministrise dhe selise roze.

Në pritje të një tryeze të dytë gjatë takimeve të së martës palët mund
të paraqiten dhe propozime konkrete, ne perpjekjen per te afruar
qendrimet e tyre, qe per momentin duken diametralisht te kunderta.

Duke folur ne mbledhjen e grupit, kryeministri Berisha, la te kuptohet
qarte se eshte per vijimin e dialogut me Presidentin e Republikes,
ndonese ripohoi edhe njehere se nuk mund te dale mbi vendimet e
gjykatave.

Ndërsa një ditë më parë pas takimit me aleatët selia rozë konfirmoi
vijimin e protestave nëse negociata nuk japin rezultat deri në fillim të
marsit.

Në pritje të rezultateve konkrete të negociatave diplomatët në Tiranë
kanë bërë të qartë lidhjen që ekziston me zgjidhjen sa me te shpejte e
krizes, te ritmit të proceseve integruese.

Azhornuar së fundi ( e martë , 16 shkurt 2010 )

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›