Operacion antidrogë në Korçë, Sekuestrohen 6 kg kanabis

Tre të rinj, dy prej tyre nga Tirana dhe një nga Lezha, kanë rënë në pranga në Korçë pasi janë kapur duke transportuar në mjet lëndë narkotike cannabis sattiva.
Burime bëjnë me dije se tre të rinjtë udhëtonin së bashku në një automjet ndërsa gjatë ndalimit të tyre në afërsi të Qafë Thanës, brenda automjetit u gjet një sasi droge e vendosur në pjesën e bagazhit. Mësohet se sasia e drogës është rreth 6 kg ndërkohë që pasagjerit në mjet ju gjet edhe një qese tjetër e vogël në xhep.
Siç raporton korrespondentja e Top Channel, Dhorjela Çule, krahas sekuestrimit të drogës, po ashtu në cilësinë e provës materiale janë mjeti, shuma parash në euro dhe lekë e po ashtu aparate celulare.