Shoqërohet Dritan Goxhaj pas tensioneve te protestës ne Kuvend / Protestuesit tentojnë të thyejnë kordonin policor

Tensione janë regjistruar sërish në protestën pranë Kuvendit, me qytetarët që kanë tentuar të shtyjnë kordonin policor. Blutë kanë shoqëruar tre persona, mes tyre edhe Dritan Goxhaj.
Ndërkohë një nga protestuesit i ka bërë thirrje kreut të Policisë Skënder Hita që të urdhërojë efektivët të mos ushtrojnë dhunë ndaj protestuesve.Protestuesi: I bëj thirrje drejtorit të Policisë Skënder Hita, asnjë polic të mos ngrejë dorë mbi protestuesit e pafajshëm.
Kemi të drejtë të protestojmë. Kush ushtron dhunë ndaj protestuesve do të përgjigjet para ligjit dhe Kushtetutës. Dhuna që do të ushtrohet do të jepni përgjigje në mënyrë individuale.