E Shtunë, 31 Tetor 2026

Operacion i CEZ-it ne Gjirokaster

Përfundimi i procesit zgjedhor ka vënë në aksionet ekipet e Cez Shpërndarje në qarkun e Gjirokastrës.

Sipas njoftimeve, punonjësit e kompanisë CEZ kanë ndërmarrë prej dy ditësh një operacion të gjërë për prerjen e lidhjeve të paligjshme, verifikimin e matësave dhe mirëmbajtjen e rrjetit elektrik. Aksioni është shtrirë në Përmet, Tepelënë, Gjirokastër e rrethina. Synimi i aksionit të CEZ është verifikimi i të gjitha lidhjeve, kapja dhe shkëputja e atyre të jashtëligjshme dhe vendosja përballë përgjegjësisë penale për shkelësit e ligjit. Sipas CEZ, në qarkun e Gjirokastrës në 3-mujorin e fundit është rritur me 20 përqind faturimi i energjisë ndërsa do të verifikohen edhe ankesat e qytetarëve për mbifaturim apo shkelje të tjera me matësat prej punonjësve të kompanisë. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›