E Diel, 1 Nëntor 2026

Operacion për call center-at, 10 persona të arrestuar, SPAK mësyn kullën në qendër të kryeqytetit

SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit kanë zhvilluar një operacion për call center-at në Tiranë.

Mbrëmjen e të premtes, në një prej kullave që ndodhet përballë Kishës Ortodokse në Tiranë, janë ushtruar kontrolle në ambientet që ishin marrë me qira.

Në pranga, mesohet se kanë përfunduar 10 persona, ndërsa janë shpallur në kërkim 2 të tjerë.

Megjithatë, kontrollet po vazhdojnë për të verifikuar nëse në Tiranë janë përshtatur ambiente të tjera për aktivitete call center-i të paligjshme.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›