E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Operacion për hapjen e kanalit të Durrësit nga bllokimet shumë vjeçare

Autoritetet e Ujitje-Kullimit po punojnë për hapjen e kanalit të Durrësit nga bllokimet shumë vjeçare, për t’ju ardhur në  ndihmë fermerëve të zonës së Cërrikut.

Lajmin e njofton në rrjetet sociale  ministrja e bujqësisë dhe zhvillimit rural Frida Krifca, e cila ishte për vizitë në zonë.

Kanali me një gjatësi prej 6.5 kilometrash që përshkon 2000 hektarë toka prodhuese me vreshta, foragjere, misër etj. “I përgjigjemi kërkesës së fermerëve në këtë zonë, të cilët rrezikonin t’u përmbytej sipërfaqja e tokës gjatë sezonit të shirave, ndërsa tashmë me pastrimin e plotë të kanalit, infrastruktura kthehet optimale për kullim duke eleminuar rrezikun e përmbytjeve” shkruan zonja Krifca.

Sipas saj drejtoritë e ujitje-kullimit janë duke punuar në rrjetin kullues në të gjithë territorin për të krijuar infrastrukturën e nevojshme për fermerët, që ata të kenë kushte optimale pune dhe prodhimi gjatë gjithë vitit.

/ rtsh.al /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›