E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Vorë/ Përplasen dy makina, plagoset policja e Qarkullimit Rrugor

Një aksident me makina është regjistruar në Vorë këtë të mërkurë (9 gusht), ku për pasojë ka mbetur e plagosur një punonjëse e Policisë së Qarkullimit Rrugor.

Policia sqaroi se ngjarja u regjistrua në afërsi të një karburanti.

Nga përplasja e dy automjeteve mori lëndime policja e Qarkullimit Rrugor, e cila ishte në shërbim. Ajo është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›