Operacionet cezariane, tendenca më e fundit e femrave shtatzënë

Janë të shumta femrat shtatzënë që zgjedhin të kryejnë operacion cezarian në vend të një lindje natyrale. Mjekët gjinekolog thonë se kjo është tendencë e fundit tek gratë shtatëzëna dhe sipas tyre këto sepse ato besojnë se ky proces ka më pak dhembje. Mjeku gjinekolg në spitalin amerikan Hakan Satiroglu thotë se vendimi merret nga konultimi dy palësh mjeku dhe nëna.
“Operacioni cezarian është një nga proceset më të përhapura sepse femrat duan të të kenë sa më apk dhimbje kur lindin. Kjo në operacion bëhet me anestezi, procesi ka vetëm 1 orë kohëzgjatje. Ndërsa intervali i një lindje natyrale më e madhe është deri në 10 orë dhe në këtë rast janë më të ndjeshme dhimbjet” ka theksuar mjeku.
Megjithatë, gjinekologu thotë se lindja me operacion duhet të kryhet vetëm kur ka komplikacione tek nëna ose tek fëmija. Të tilla janë rastet kur femra është mbi 35 vjeçe dhe sjell në jetë fëmijën e parë, kur bebja është i mbipeshë dhe shfaqen probleme shëndetësore.
“Ne repektojmë dëshirën e grave shtatzënë por në anën tjetër ne si mjekë duhet të respektojnë edhe rregullat e profesionit. Në këshillojmë operacionin cezarian vetëm në disa raste: kur femra është mbi 35 vjeçe dhe pret fëmijën e saj të parë, kur bebi është më i madh se 4 kg dhe kur vjen jo me kokë por me kurrizë. Vetëm në këto raste rekomandohet operacioni cezarian” ka shtuar më tej gjinekologu.
Në këtë dilemë të madhe, nga përvoja europiane dhe nga puna e tij në Shqipëri, gjinekologu turk këshillon mjekët dhe femrat konsulta të gjata përpra se të vendosin nëse duhen përdorur bisturitë ose jo për një lindje.