E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri i jashtëm i Kosovës Hoxhaj sot në Gjermani

Gjermania edhe njëherë pritet ta rikonfirmoj mbështetjen e saj për Kosovën dhe rrugën e saj evropiane. Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, do të udhëtojë sot për një vizitë zyrtare disaditëshe në shtetin gjerman ku pritet të takoj përfaqësues të kabinetit të Kancelares Angela Merkel, homologun e tij Guido Westervelle, dhe përfaqësues të tjerë politik.

Gjatë vizitës tri ditore në Gjermani, Hoxhajt pritet ti rikonfirmohet mbështetja e shtetit gjerman për integritetin territorial të Kosovës. Gjermania edhe njëherë pritet ta ftojë Beogradin që ta zhbllokojë veriun e barrikaduar të Kosovës dhe ta lërë Kosovën të ecë lirshëm në rrugën e saj evropiane.

Gjithashtu, në këto takime, mësohet se do të diskutohet më së shumti për çështjen e integrimeve evropiane, tema këto që pritet të jenë në agjendën e Bashkimit Evropian në këtë pjesë të parë të këtij viti.

“Pa dyshim se do të bisedohet edhe për procesin e liberalizimit të vizave dhe ministri Hoxhaj do të kërkojë mbështetjen e Gjermanisë sa i përket edhe dhënies së marrëdhënieve kontraktuale Kosovës nga Bashimi Evropian, por edhe për anëtarësimin e vendit tonë në disa organizata ndërkombëtare”, ka thënë Behrami për KosovaTimes.

Sipas tij, Hoxhaj do të zhvillojë takime edhe me deputet të Bundestagut por edhe me eurodeputetë.

Gjatë kësaj vizite, Hoxhaj do të marrë pesë edhe në disa panele e ligjërata ku do diskutohet gjendja në Kosovë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›