E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosove partite politike mbyllin sot fushaten zgjedhore

Prishtine 10 dhjetor NOA - Ne Kosove sot partite politike perfundojne fushaten zgjedhore per zgjedhjet e jashtezakonshme te 12 dhjetorit. Ne mesnate hyn ne fuqi heshtja zgjedhore pas fushates se shkurter 10 ditore per shkak te karakterit te jashtezakonshem te zgjedhjeve. 29 subjekte politike do te garojne ne keto zgjedhje per Kuvendin e Kosoves dhe se keto jane zgjedhjet e para parlamentare pas shpalljes se pavaresise se ketij vendi.

Te gjitha forcat politike sonte do te permbyllin fushaten me tubime te paralajmeruara ne Prishtine. AAK dhe Lista LDK-Rugova mbreme kane perfunduar ne Prishtine fushaten zgjedhore.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve KQZ nepermjet nje njoftimi sot beri publike se numri i pergjithshem i votuesve ne Kosove per zgjedhjet e 12 dhjetorit eshte 1 milion e 630 mije e 636 persona. Sipas njoftimit votues te rinj jane 73. 288 persona nderkaq ne diten e zgjedhjeve do te jene 35. 735 persona qe do te mbushin 18 vjec dhe te cilet kane mundesi te votojne.

NOA

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›