Wikileaks Kosova po shkon drejt ndarjes
Londer 10 dhjetor NOA-Pas publikimit te dokumenteve diplomatike nga Wikileaks diplomatet e Shteteve te Bashkuara te Amerikes i tremben kontrollit te pjeses veriore te Kosoves nga Serbia.
Ky lajm behet i ditur nga gazeta britanike The Guardian.
Ne te nenvizohet se mesazhet e Ambasades se Shteteve te Bashkuara te publikuara nga Wikileaks tregojne se zyrtare te larte te Serbise privatisht i kane thene Uashingtonit dhe Bashkimit Evropian se Qeveria e Kosoves kurre nuk do ta marre kontrollin e plote te territorit te kontestuar.
Kjo vjen edhe prej faktit se Serbia nuk e pranon as publikisht njohjen e Kosoves si shtet i pavarur.
Nje konflikt i ngrire i mundshem ne pjesen veriore te Kosoves mbetet kercenimi me i madh per ambient te qete dhe te sigurt ne Kosove.
Kete fundjave Kosova shkon ne zgjedhjet e pergjithshme te cilat perbejne nje moment shume te rendesishem gjate perpjekjeve te saj per forcimin e pozitave si shtet i pavarur.a.y/NOA