E Shtunë, 31 Tetor 2026

Operacioni Binehouse

Skuadra antitrafik e policisë së shtetit ka arrestuar 3 persona të cilët mashtronin femrat për martesë dhe më pas i trafikonin dhe i shfrytëzonin për prostitucion në Zvicër. 

Arrestimi i tre personave, përkatësisht:
Shyqyri Halil Stafuka, vjeç 23, banues në Tiranë,
Bledar Halil Stafuka, vjeç 22, banues në Tiranë, 
Emiljano Ylli Tarja, vjeç 23, banues në Tiranë

Operacioni u kodua “Binehouse”, ndonëse deri në momentin e fundit thuhej se do të kodohej “Lovelyboy”. Kjo për faktin e rolit që luante Bledar Stafuka për të joshur femrat dhe bindur ato që shkonin dhe krijonin një jetë të re fillimisht në Gjermani dhe më pas të përfundonin në rrugë në Zvicër.
Denoncimi në policinë zvicerane u regjistrua nga një ish kameriere në lokalin e hotelit në Kthesën e Kamzës që posedojnë dy vëllezërit Stafuka. Sipas kallëzimit Bledari i kishte ofruar martesë dhe ishin larguar bashkë fillimisht në Gjermani. Burimet thanë se janë të paktën 3 femra të trafikuari në 3 vitet e fundit nga të arrestuarit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›