Operacioni Liqeni i pastër, në pranga dy vetë, shtrëngonin dhe kanosnin për pasuri

Korçë, 30 korrik, NOA Shtrëngonin me dhunë dhe kanosje biznesmenë e shtetas të tjerë me qëllim që tu merrnin pasurinë, por bien në prangat e policisë së Korçës, dy persona.
Departamenti Kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë së policisë së Korçës kanë finalizuar me sukses mbrëmë, rreth orës 20.30, operacionin e koduar Liqeni i pastër.
Përmes këtij operacioni ranë në prangat e policisë, 24 vjeçari Meardi Arben Berberi nga Pogradeci dhe 27 vjeçari Aleks Avni Hamzallari edhe ky nga Pogradeci, i dënuar më parë për vrasje në tentativë.
Sipas policisë së Korçës, dy personat e arrestuar akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer veprën penale të shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë.
Veprimet hetimore ndaj këtyre shtetasve kanë nisur pas kallëzimit penal të bërë nga ana e një shtetasi me inicialet GJ.L, banues në qytetin e Pogradecit, të cilit këta shtetas i kishin kërkuar një shumë prej 4000 eurosh duke e kanosur me jetë atë.
Si provë materiale, dy të arrestuarëve iu sekuestruan 200 mijë lekë të reja, të cilat ia kishin marrë shtetasit Gj.L., një automjet tip Benz me targa OH 112 F dhe dy celularë dhe një diktofon.
Sendet e sekuestruara ishin përdorur nga autorët gjatë kryerjes së veprës penale.
Nga strukturat e Policisë së Shtetit po punohet edhe për dokumentimin e veprimeve të tjera të këtij lloji ndaj subjekteve juridike e fizike (biznesmenë), për të cilat dyshohet se këta persona janë autorë.
Ndaj dy të arrestuarëve Meardi Berberi dhe Aleks Hamzallari rëndojnë tashmë akuzat për shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie në bashkëpunim, çështje që po e ndjek Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë.
mit/NOA
topsyWidgetPreload({ "url":"http://www.noa.al/index.php/kronike/88-kronike/27818-operacioni-liqeni-i-paster-ne-pranga-dy-vete-shtrengonin-dhe-kanosnin-per-pasuri","title":"Operacioni Liqeni i pastër, në pranga dy vetë, shtrëngonin dhe kanosnin për pasuri","theme": "blue", "nick":"agjencia_noa" }); var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm") so - Mr |30/07/2010 18:52:24 I denuar me pare per vrasje ne tentative dhe sot qe eshte 27 vjec kapet per njengjarje tjeter? Pse sa ka qene denuar per vrasje te mbetur ne tentative, 1-2
vjet???? Komentoje 0 0 var JOSC_postCSS=2; Powered by !JoomlaComment 4.0alpha 3.25 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved." var JOSC_ajaxEnabled=1;if (!JOSC_http) JOSC_ajaxEnabled=false;var JOSC_sortDownward='1';var JOSC_captchaEnabled=true;var JOSC_template='http://www.noa.al//components/com_comment/joscomment/templates/JQdefault-emotop';var JOSC_liveSite='http://www.noa.al//components/com_comment/joscomment';var JOSC_ConfigLiveSite='http://www.noa.al/';var JOSC_linkToContent='http://www.noa.al/index.php/kronike/88-kronike/27818-operacioni-liqeni-i-paster-ne-pranga-dy-vete-shtrengonin-dhe-kanosnin-per-pasuri';var JOSC_autopublish='1';