E Shtunë, 31 Tetor 2026

PE vendos per liberalizimin e vizave per Shqiperine

Parlamenti Europian do te vendose sot per liberalizimin e vizave per Shqiperine dhe Bosnje Hercegovinen. Debati per heqjen e vizave nisi qe mbremjen e djeshme ne PE kur perfaqesuesit e Belgjikes dhe Holandes u shprehen kunder liberalizimit te vizave per Shqiperine dhe Bosnjen.
Eurodeputeti ekstremist holandez Van der Stoep tha se krimi dhe korrupsioni ne dy vendet e Ballkanit per te cilat eshte propozuar liberalizimi i vizave ka arritur nivele alarmante.
Nderkohe eurodeputeti belg Claeys ka thene se heqja e vizave per Shqiperine dhe Bosnjen do te thote futje e krimit ne Evrope.
Edhe eurodeputeti Viktor Bostinaru mbajti te njejtin qendrim duke theksuar se Shqiperia nuk ka zgjidhur ende krizen politike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›