Zjarrfikesit e Fierit: Azotiku na mbyll rubinetin
Zjarrfikesit e Fierit kane akuzuar dje Ndermarrjen e Azotikut se nuk i ka lejuar te mbushin autobotet me uje, gjate kohes qe po perballonin nje rast emergjence. Zjarri ka rene mbremjen duke u gdhire dita e djeshme ne disa banesa te lagjes rome ne fshatin Drize, te komunes Qender, rreth 2 kilometra larg qytetit te Fierit. Shefi i repartit zjarrfikes, Xhevat Mernica, tregoi per “Koha Jone” se punonjesit jane penguar ne perballimin e situates nga Azotiku, me gjithe kontraten qe kane me kete ndermarrje. Mernica ka kerkuar edhe nderhyrjen e prefektit te Qarkut te Fierit dhe drejtorit te Policise se Qarkut. Nderkohe, nje zjarr i shkaktuar nga pakujdesia ka djegur plotesisht nje fabrike te prodhimit te vaskave plastike ne fshatin Panaja, te Vlores, ndersa ne Durres nje e moshuar eshte shpetuar nga fqinjet ne banesen qe kishte marre flake.
Xh. B
Xh. B