Moti/ Tetori do të fillojë me diell dhe temperatura të larta

Ajri i ngrohtë nga Maroku , Algjeria po avancon drejt Mesdheut duke na kushtëzuar stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e Shqipërisë.
Diel, 01 Tetor 2023
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare në zonat malore. Era do të jetë me drejtim veri-perëndim (NW) me shpejtësi 7-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3-4 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në mesditë.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
- Zonat malore 9/28°C
- Zonat e ulëta 14/32°C
- Zonat bregdetare 16/32°C
Kosovë
Kosova për dt. 01 Tetor 2023 do të ketë mot kthjellime dhe vranësira mesatare me reshje lokale .Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 12°C – 14°C në mëngjes deri në 22°C -24°C gradë Celsius në mesditë.
Hënë, 02 Tetor 2023
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare në zonat malore. Era do të jetë me drejtim jug-perëndim (SW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 -3 me lartësi vale 0,4-0,8 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
- Zonat malore 9/27°C
- Zonat e ulëta 14/31°C
- Zonat bregdetare 16/32°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
/RTSH/